‘Kryetari i Prishtinës ik nga përgjegjësitë, rri në facebook’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Kryetari i Prishtinës ik nga përgjegjësitë, rri në facebook’

22:25 | 13 Shkurt 2018

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Sokol Havolli ka komentuar debatet e fundit dhe zhvillimet në lidhje me vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë.

Ai në mënyrë ironike ka thënë se Shpend Ahmeti rri në facebook, e ik nga përgjegjësitë.

“Natyrisht, si në çdo çështje madhore që ndodhë në kryeqytetin tonë, Shpend Ahmeti ia bën refresh faqes së tij në facebook”, ka shkruar Havolli.

Ndryshe në gjithë këtë debat, Ahmeti se ka folur asnjë fjalë për vendosjen e flamurit gjatë ditës së sotme.

Flamuri u vendos minuta më parë pas shumë problemeve me energji, dhe me vjedhjen e flamurit shtetëror.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!