Limaj: Brenda dy jave vendoset për zgjedhjet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Limaj: Brenda dy jave vendoset për zgjedhjet

14:36 | 21 Prill 2017

Kryetari i NISMA për Kosovën , Fatmir Limaj ka thënë se tashmë janë mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

“Nisma i ka mbledh nënshkrimet. Por po bisedojmë me deputetët tjerë dhe nga ajo që po shoh tani e tutje me deputetë tjerë, gjërat kanë marr drejtimin e duhur dhe presim shumë shpejt suksesin e mocionit”, ka thënë Limaj, duke shtuar se mocioni do të jetë shumë shpejt në Kuvend, transmeton indeksonline.

Limaj ka thënë se “në dy javët e ardhshme janë vendimtare për dërgimin e vendit në zgjedhje”.

Ai po gjithashtu ka thënë se Nisma së shpejti do ta prezantoj edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!