Kufiri Kosovë-Shqipëri, hapet në Pranverë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kufiri Kosovë-Shqipëri, hapet në Pranverë

08:46 | 12 Janar 2019

Duke filluar nga pranvera, pritet hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën. Këtë njoftim, shefi i Qeverisë shqiptare e ka bërë në pritjen tradicionale për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku nuk kanë munguar edhe ambasadori i Serbisë, Mirolub Zariq dhe ai i Rusisë, Aleksander Karpushin.

Rama ka kërkuar nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri që të mos i deformojnë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij akti duke e ricikluar, sipas tij, përsëri në atë vazhdën e mbetjeve të nacional-folklorizmit të së shkuarës.

“Çfarë ne do të bëjmë, është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin Schengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe për të garantuar një liri lëvizjeje që sot është absurde, pa cenuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave”, sqaroi Rama ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!