Kujdes: Ekrani i iPhone X nuk funksionon në temperatura të ftohta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kujdes: Ekrani i iPhone X nuk funksionon në temperatura të ftohta

09:53 | 13 Nëntor 2017

Apple ka konfirmuar se do të tentojë të rregullojë problemin e ekranit në iPhone X i cili në kohë të ftohtë nuk funksionon.

Rregullimi do të bëhet në formë të një përditësimi softverik në versionin e ri të iOS.

Disa përdorues të iPhone X thanë se kishin problem me funksionimin e ekranit në temperatura të ulëta.

“Jemi në dijeni të problemeve me ekranin e iPhone X i cili përkohësisht nuk i përgjigjet komandave pas një ftohjeje të shpejtë të ambientit,” tha kompania.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!