Kujdes: Ky SMS mund të bllokoi të gjithë iPhone-t dhe kompjuterat Mac – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Kujdes: Ky SMS mund të bllokoi të gjithë iPhone-t dhe kompjuterat Mac

10:30 | 20 Janar 2018

Një problem në kod fshehur në mesazhet me tekst është zbuluar në Apple iPhone dhe kompjuterat Mac.

Abraham Masri, një zhvillues softueri, publikoi një cicërimë ditën e Enjte ku zbulonte problemin i cili shkakton bllokimin e iPhone.

Thjesht duke dërguar një mesazh me një link i cili përmban një kod të përpiluar nga Masri dhe që e ofron përmes GitHub

Zhvilluesi në fjalë tha se ai gjithnjë raporton problemet përpara publikimit të tyre. Apple ende nuk ka komentuar ngjarjen.

Në Mac, problemi çon në dështimin e shfletuesi Safari dhe më pas shkakton ngadalësime të sistemit.

Por përdoruesit nuk kanë pse të alarmohen. Eksperti i sigurisë Graham Cluley shkruante se nuk përbën rrezik sigurie.

Pasi linku bëri xhiron në median sociale, Masri e hoqi nga GitHub duke ndaluar sulmet me përjashtim të rasteve kur kodi ishte kopjuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!