Kujdes me dialogun! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Kujdes me dialogun!

Shkruar nga: Arsim Kastrati

11:53 | 10 Shkurt 2018

Strategjia e BE-së për integrimin e 6 vendeve Ballkanike (Serbi, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni) nuk rrezaton njësoj për të gjitha këto shtete.

Më së pakti për kosovën të cilës po i thuhet se me të do të merren atëherë “kur të plotësohen kushtet” dhe i tërhiqet vërejtja se nga sjellja në dialogun me serbinë do të varet shumë edhe procesi i integrimit të saj në BE.

Ashtu sit thot fjala popullore: “lagu sot e t’rruaj nesër” Kosovës po i kërkohet të jetë “e mirë” në dialogun me Serbinë që të mund të shpresoj për integrimin e saj në BE!

BE deklaron se nuk do të importoj probleme të pazgjidhura në gjirin e saj prandaj edhe Serbisë po i kërkon që ti normalizoj mardhëniet me Kosovën e pastaj sikundër që po shihet dyert e saj për Serbinë do të happen krah me krah.

Në fund të këtij dialogu të stërzgjatur BE parasheh dhe kërkon një marveshje ligjore të detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që palët (në radhë të parë Serbia) të mos e pengojnë njëra tjetrën në procesin e Eurointegrimit dhe në relacionet tjera ndërkombëtare.

Nga sa është parë deri më tash Serbia nuk i rrespekton marveshjet që i nënshkruan me Kosovën dhe vështirë se do ti rrespektoj edhe në të ardhmen.

Është koha e fundit që Kosova të ketë më tepër kujdes në këtë dialog që po zgjatë shumë e rezultate po jep pak!

Duhet të ketë kujdes Kosova pikë së pari për faktin që BE-ja ende nuk e ka pranuar atë si shtet të pavarur e sovran.

Një organizatore dhe lehtësuese e dialogut që nuk e njeh njërën nga palët e përfshira në dialog, që në start është e njëanshëme dhe nuk mund të jetë neutrale dhe e barasvlefshme për të dyja palët!
Dhe fakt është që nga ky dialog të cilin po e lehtëson BE-ja shumicën e përfitimeve po i korrë Serbia.

Tash më shumë se ndonjëherë më përpara gjatë këtij dialogu Kosova duhet ta kushtëzoj Serbinë, ngase asaj i ngutet më shumë, ajo po bëhet gati të hyjë në BE jo ne, asaj i kan caktuar edhe datën e antarësimit kurse neve as premtimin se do të antarësohemi me të vëtetë nuk po mund të na e japin!

Kosova nga dialogu me serbinë duhet të përpiqet të fitoj ose njohjen formalojuridike nga Serbia ose ulësen në OKB edhe ate para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së!

Së pari Kosova në OKB, pastaj Serbia në BE!

Kjo do të ishte më e mira për Kosovën ngase me antarësimin e saj në OKB, do të rrumbullaksohej integriteti i saj ndërkombëtar dhe do të garantohej më tej edhe sovraniteti i saj.

Kjo nuk do të thot që për neve integrimi në BE nuk është i rëndësishëm – në asnjë mënyrë, por në kushtet kur ndaj Kosovës më tepër rezistencë po bën Spanja se sa Serbia dhe kur koha e antarësimit të kosovës në BE është e papërcaktuar dhe e largët krahasuar me shtetet tjera Ballkanike, Kosova nuk mund të ketë rezultate të mira nga ky dialog nëse pret përfitime vetëm në drejtimin e proceseve Eurointegruese, dhe nëse pret që serbia do ti rrespektoj marveshjet të cilat ajo potencialisht do të mund ti injoronte në të ardhmën ashtu sikur që ka vepruar deri më tani!

Kosova do të vazhdoj të kërkoj dhe të punoj për antarësimin e saj në BE pasi që ajo gjeografikisht është Europë dhe politikisht e kulturalisht është përpjekur vazhdimisht dhe është zhvilluar në drejtimin e përfshirjes së saj në gjirin e qytetërimit Europian.

Antarësimi në BE është në radhë të parë i dobishëm për vet Kosovën, dhe sikur që ishkryeministri i saj Isa Mustafa, para disa muajsh tha: “Europa edhe po të na i mbyllë dyert, ne do të hyjmë për dritare”, por edhe Europës mbase nuk i konvenon që një pjesë e oborrit të saj dhe një popull i saj të bjerë në krahët e ideologjive dhe shteteve tejet jodemokratike.

Por në fund të fundit, më e madhe është është ulësja e OKB-s se sa ajo e BE-së, dhe si janë punët ndoshta mund të jetë edhe më e arritshme për momentin – por gjithnjë, gjithnjë nëse edhe SHBA-ja ndihmon “pak”, ashtu sikur që edhe e ka bërë shpesh në të kaluarën, e ja jep edhe një t’shtyme më tepër kësaj pune.

Cilido zhvillim i dëshiruar nga ne, që eventualisht do të mund të ndodhte, njohja nga Serbia apo ulësja në OKB, do të ishte “marveshja” më pozitive dhe ligjërisht më e detyrueshmja, në fundin e presupozuar të këtij dialogu të mundimshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!