Kujdes! Mos dilni jashtë sonte, ja ҫfarë po ndodh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kujdes! Mos dilni jashtë sonte, ja ҫfarë po ndodh

23:17 | 12 Janar 2019

Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të përballet me shkallën e lartë të ndotjes së ajrit.

Ndonëse gjatë ditës, niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë po konsiderohet i mirë dhe mesatar, një gjendje krejt tjetër po shfaqet çdo mbrëmje.

Përderisa më parë ajri ishte 95pmm, sonte në ora 22:00, niveli i ndotjes ka arritur në atë të pashëndetshëm.

Sipas matësit të ambasadës së SHBA-ve në kryeqytet, ajri tani ka arritur në 152 pmm.

Kujtojmë se ka një kohë shumë të gjatë që Kosova po përballet me ajër të ndotur, që ka alarmuar institucionet dhe qytetarët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!