Kujdes, mos lini shishe të ujit në veturë, ja çka mund t’iu ndodh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Kujdes, mos lini shishe të ujit në veturë, ja çka mund t’iu ndodh

12:33 | 04 Qershor 2018

Një teknik i baterive kishte qenë në pauzën e drekës kur kishte vërejtur tymin që vinte nga kamioneta e tij.

Por kulmi kishte qenë kur ky ishte afruar dhe ishte befasuar kur kishte parë se shishja e ujit kishte marr zjarr në veturën e tij

“Kam shikuar dhe kam vërejtur se drita po përthyhej përmes shishes së ujit dhe ulësja e veturës kishte filluar të merr flakë”, ka thënë Dioni Amuchastegui në një video të cilën e kishte shpërndarë në faqen e Facebook-ut të kompanisë së tij me 13 korrik.

Këto dëshmi tregojnë sa e rrezikshme është lënia e shishes së plastikës së ujit në veturë gjatë ditëve me diell.

Për këtë fenomen, edhe zjarrfikësit anë e mbanë botës janë duke i paralajmëruar shoferët.

Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve të Oklahmoas, është zbuluar se shishja e ujit mund të arrijë nxehtësi deri në 250 gradë nëse lihet në diell.
Rreziku për të shkaktuar zjarr në veturën tuaj përmes shishes së plastikës mbetet i vogël, megjithatë zyrtarët thonë se mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është duke mos e lënë shishen e ujit në veturë!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!