KUJDES! Mos u mashtroni nga këta policë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

KUJDES! Mos u mashtroni nga këta policë

10:35 | 09 Gusht 2018

Policia kufitare ka bllokuar 30 policë sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit teksa i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

Njoftimi
Policia Kufitare u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë. Këshillon dhe ndërgjegjëson udhëtarët që mos të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar. Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa licencuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjencie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni.

Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24 në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!