Kujdes nga parat e falsifikuara, Policia gjen 19 mijë Euro të falsifikuara – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Kujdes nga parat e falsifikuara, Policia gjen 19 mijë Euro të falsifikuara

11:06 | 09 Shkurt 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 19 mijë Euro të falsifikuara, në Kllokot.

Aksioni i policië është realizuar në një pompë të derivateve në Kllokot. Derisa në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë.

Policia njofton se përveç parave të falsifikuara ka konfiskuar edhe një armë dhe 6 copë fishek.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.

Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:

• B. S. lindur me 1986 m/sh, shtetas i Maqedonisë

• B. R. lindur me 1997 m/sh/k

• B. R. lindur me 1993 m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!