Kujdes: Nokia 7 ka ardhur në Evropë nga importi jozyrtar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kujdes: Nokia 7 ka ardhur në Evropë nga importi jozyrtar

11:07 | 06 Janar 2018

Nokia 7 aktualisht shitet ekskluzivisht vetëm në Kinë, ndërsa fansat në Europë e regjione tjera ende janë duke e pritur atë.

Të ‘lodhur’ nga pritja, një shitës nga Rumania, Quickmobile e ka importuar atë jo zyrtarisht dhe tani është duke e shitur atë për 324 euro, transmeton koha.net.

Versioni me 4GB RAM do të jetë në dispozicion që nga 10 janari, ndërsa dërgesa e tij bëhet falas.

Nokia 7 është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, me procesorin Snapdragon 630 2.2 GHz octa-core.

Hapësirë në memorie të integruar e ka 64GB, ndërsa mund të rritet me portin për microSD edhe për 256GB.

Ekranin e ka 5.2 inç LCD me rezolucion Full HD, nuk ka asnjë buton nga para e skanerin për gishtërinj e ka nga pas nën kamerën 16 MP me flash LED të dyfishtë e cila incizon video me rezolucion 4K.

Sistemin operativ e ka Android 7.1.1 Nougat, lidhjen Bluetooth 5.0 e port USB-C 1.0.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!