Kujdes! Shalqiri që po importohet në Kosovë është tejet i rrezikshëm – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Kujdes! Shalqiri që po importohet në Kosovë është tejet i rrezikshëm

20:17 | 02 Gusht 2018

Mbetjet e nitrateve nëpër shalqinjtë që shiten në vendin tonë, e kryesisht që vijnë nga Shqipëria, janë të vlerave shqetësuese, çka mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Agronomët thonë se kjo vlerë është deri në 5 herë më lartë, se që lejohet. Ndërsa, inspektorët thonë se nuk e bëjnë këtë analizë.

“Deri tash nga terreni është vërejtur se sasia e nitratit të lejuar në perime. Në rastin konkret vlera e lejuar e lejuar e nitratin në shalqi është 60 miligram/kilogram, ndërsa nga matjet e bëra vlera shkon deri në 380 miligram/kilogram. Matja e bërë sot tregon se vlerat e nitratin në shalqi janë 220 miligram/kilogram. Këto rezultate nuk ia kemi treguar AVUK-ut, ata tashmë duhet t’i kishin vërejtur këto vlera, para se ne ti vërejmë”, shprehet për RTV Dukagjinin agronomi Alkend Tahirsylaj.

Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë thonë se produkte të importuara apo prodhuara jashtë parametrave të lejuara duhet asgjësuar.

“Inspektorët e kanë për obligim të marrin mostra dhe të bëjnë kontrollin e çdo produkti ushqimor, vendorë apo i importuar. Kur ata nuk janë brenda parametrave të lejuara, i kanë procedurat që marrin masa me asgjësim të produkteve”, thotë Isuf Cikaci nga Ministria e Bujqësisë, përcjell Telegrafi.

Agjencia e ushqimit dhe veterinës thotë se inspektorët kanë bërë analiza tjera por jo edhe për nivelin e nitriteve dhe nitrateve pasi që legjislacioni nuk parasheh diçka të tillë.

“Agjencia e ushqimit dhe Ministria e Bujqësisë nuk e ka një rregullore e cila e përcakton nivelin e lejuar të nitriteve dhe nitrateve në pemë dhe perime. Në anën tjetër Instituti Bujqësor i Pejës nuk e ka një aparaturë që përcakton nivelin e nitriteve dhe nitrateve”, shprehet Ibrahim Hoxha, shef i inspektorëve fitosanitarë.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!