Kujtohet Hiroshima ku mbetën të vdekur 140 mijë njerëz – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Kujtohet Hiroshima ku mbetën të vdekur 140 mijë njerëz

22:16 | 06 Gusht 2018

Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike të vitit 1945, me një ceremoni përkujtimore për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vite më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për “të dëgjuar, sikur të kishin qenë aty më të dashurit e tyre”.

Më pas, ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve, duke i bërë thirrje qeverisë së Japonisë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore, transmeton tch.

Sulmi amerikan në Hiroshimë ka lënë të vdekur 140 mijë persona, ndërsa bombat në Nagasaki kanë shkaktuar vdekjen e 70 mijë të tjerëve 3 ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 50 mijë persona, duke përfshirë banorë të Hiroshimës dhe përfaqësues të 58 shteteve, bashkë me ambasadorin amerikan William Hagerty, kanë qenë pjesë e ceremonisë së këtij viti. Të mbijetuarit, familjarët dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë shënuar përkujtimin me një minutë heshtjeje në orën 8:15, kohë në të cilën ndodhi sulmi i vitit 1945.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!