Kur dështon anestezioni, ja rrëfimi i tmerrshëm i kësaj pacienteje! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kur dështon anestezioni, ja rrëfimi i tmerrshëm i kësaj pacienteje!

12:55 | 09 Shkurt 2018

Kur Rachel Benmayor ishte shtruar në spital, tetë muaj e gjymsë shtatzënë në vitin 1990, presioni i gjakut ishte aq i madh saqë doktori i kishte thënë asaj të qëndronte në spital për të pushuar përpara lindjes së fëmijës.

Por, presioni i gjakut të saj rritej vazhdimisht – kjo gjendje njihet si eklampsia, nuk është e pazakontë, por mund të çojë në komplikacione dhe ndonjëherë në raste fatale.

Mjekët vendosën që të nxisin lindjen e saj, por kur zverku i saj dështoi pas 17 orëve punë, ata vendosën që fëmijën ta shpëtonin përmes prerjes cezariane nën anestetikët e përgjithshëm, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Rachel kujton kur ishte dërguar në sallën e lindjes me karrocë. Asaj gjithashtu i kujtohet kur iu ka vendosur maska e gazit. Por pasi kirurgu bëri prerjen e parë, ajo u zgjua.

“Më kujtohet kur kam shkuar në sallën e operimit,” tha ajo. “Më kujtohet kur një injeksion më është vendosur në krahun tim, dhe më kujtohet kur më është vendosur maska e gazit, Gleni, prindërit e mi, dhe Sue, mami im, qëndronin pranë meje. Por më pas ata u zhduken. Dhe pastaj gjëja e parë që më kujtohet ka qenë dhimbja e parë. Mbaj mend ndjenjën e një presioni më të pabesueshëm në barkun tim, sikur një kamion po ngiste mbrapa meje dhe vinin kamionë të tjerë me radhë.”

Pak muaj pas operacionit, dikush i shpjegoi Rakelës se kur hapni zgavrën e barkut, ajri që hyn në organet e brendshme të pambrojtura, shkakton një ndjenjë presioni të madh.

Por në atë moment, duke qëndruar në sallën e operimit, ajo ende nuk kishte asnjë ide se çfarë po ndodhte.

“Gjithçka që dija ishte se unë mund të dëgjoj disa gjëra… dhe se mund të ndieja dhimbjen më të tmerrshme. Nuk e dija se ku isha. Unë nuk e dija se isha duke u operuar. Isha vetëm e vetëdijshme për dhimbjen.”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!