Kur Haradinaj shpërtheu në akuza e ofendim kundër gazetarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kur Haradinaj shpërtheu në akuza e ofendim kundër gazetarëve

19:35 | 13 Shtator 2017

Për vizitën e kryeministrit në Ministrinë e Infrastrukturës, që tash udhëhiqet nga AAK-ja, mediat u ftuan që ta përcjellin takimin, por nga aty gazetarët dolën të ofenduar nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Një pyetje për demarkacionin dhe mungesën e mbështetjes amerikane për një version të ri ka bërë që kryeministri të shpërthejë në akuza e të fyejë rëndë gazetarët, duke i quajtur të pashkollë.

Kjo ka nxitur reagimin e komunitetit të gazetarëve në Kosovë. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve, Shkëlqim Hysenaj, ka thënë se sjellja e tillë e kryeministrit paraqet ofendim për gazetaret, raporton KTV .

E ka quajtur sinjal të keq që nuk garanton bashkëpunimin mes qeverisë dhe gazetarëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e parë që e mori detyrën në krye të qeverisë e ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, në krye me Murat Mehën.

Kohë më parë, sa ishte vetëm si i nominuar nga PAN-i, Haradinaj pati deklaruar se si kryeministër do të ishte i lumtur ta rrëzonte këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!