Kur ka gabuar dhe kur ka të drejtë Jakup Krasniqi? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Kur ka gabuar dhe kur ka të drejtë Jakup Krasniqi?

Shkruar nga: Shemsi Reçica

13:40 | 27 Shtator 2018

“Thaçi e solli Kosovën në kulmin e degradimit“, thotë Jakup Krasniqi, por ai ka “harruar“ të thotë se është ai vetë, pra është Jakup Krasniqi & Co, që e sollën Thaçin, fillimisht, në krye të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, pastaj në krye të PDK-së, më pastaj në krye të Qeverisë dhe, në fund, edhe në krye të Presidencës së Kosovës.
***
Krasniqi, si duket, nuk ka kurajo dhe, për më tepër, e ka vështirë të pranojë përgjegjësinë e vet për ngritjen e Thaçit, fillimisht në krye të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, pastaj në krye të PDK-së, më pastaj në krye të Qeverisë dhe, në fund, edhe në krye të Presidencës së Kosovës. Atë përgjegjësi, ai, prandaj, me lehtësi ia ngarkon gjithë shoqërisë sonë:

“Moskujdesi i gjithë shoqërisë sonë për të zgjedhë përfaqësues të denjë, përfaqësues që dinë dhe donë me përfaqësu vendin dhe ky përfaqësim me qenë sa më i dinjitetshëm, përgjegjësinë e kemi të gjithë“, thotë Krasniqi.

Kontributi i Krasniqit & Co, për ngritjen e Thaçit fillimisht në krye të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, pastaj në krye të PDK-së, më pastaj në krye të Qeverisë dhe, në fund, edhe në krye të Presidencës së Kosovës, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, gjykimi kategorik i tij se “Thaçi e solli Kosovën në kulmin e degradimit“, janë kontradiktorë dhe e përjashtojnë njëri-tjetrin.

Krasniqi, prandaj, para se ta shpërndajë përgjegjësinë e tij, siç thotë vetë, “në gjithë shoqërinë tonë“, ai duhet të sqarohet para opinionit, kur ka gabuar dhe kur ka të drejtë: atëherë, kur e ka ndihmuar ngritjen e Thaçit në pozitën e të parit të PDK-së dhe në pozitat më të larta shtetërore të vendit, apo tani, kur po e konstaton “degradimin e Kosovës nga Thaçi“?

Ndryshimi progresiv i mendimit të Krasniqit, si çdo ndryshim progresiv i mendimit, në përgjithësi, është pozitiv dhe i pranueshëm, por ai nuk garanton mosndryshimin, më vonë, në kahun tjetër, të kundërt, regresiv, të mendimit të tij, për Thaçin, si në rastin e bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!