Kur shteti rrezikohet nga ekstremistët politik – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kur shteti rrezikohet nga ekstremistët politik

Shkruar nga: Arton Muhaxheri

15:32 | 27 Nëntor 2017

Kosova qysh nga ekzistenca e saj ka kaluar në periudha të vështira dhe të mundimshme, prej kohës kur nuk ishim shtet deri tek ditët e sotme, kur tashmë veçse kemi krijuar institucionet. Kosova as në kohët e saj më të vështira, qysh nga shpallja e pavarësisë, nuk ka hasur në veprime politike që orientojnë Kosovën drejtë një shteti gjysmë anarkik sikur në kohët e sotme.

Me mund dhe sakrificë janë themeluar institucionet e këtij vendi, disa ishin pjesëmarrës në atë proces, disa nuk ishin pjesëmarrës për arsye të ndryshme, qoftë se nuk kanë besuar në pavarësinë e Kosovës, ose kanë qenë të rijnë, ose kanë jetuar jashtë vendit, apo për ndonjë arsye tjetër.

Të gjithë ata që nuk ishin pjesë e krijimit të shtetësisë së Kosovës, nuk kanë të drejtë sot të sillen në mënyrë shpërfillëse ndaj çdo institucioni që merr vendime që nuk i përshtaten filozofisë së tyre politike. Si shoqëri duhet ta pranojmë se tashme kemi kaluar tek një tjetër standard të “veprimit politik”, ku në vazhdimësi po sprovohen organet shtetërore nga Partia Vetëvendosje. Shteti nuk guxon të dorëzohet para një grupi ekstremistësh politik.

Nëse institucionet nuk reagojnë me kohë kundër atyre që nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, atëherë pa vetëdijshëm jemi duke rrëshqitur në anarki, aty ku është terreni i një partie që e zotëron mirë sistemin anarkik të udhëheqjes, ndërsa të gjithë të tjerët në këtë terren do të jenë figura shahu.

Kosova ka pasur ballafaqime edhe në të kaluarën me ekstremistë politik, që ishin serbët, të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet, nuk e njohin flamurin e Kosovës, ndërsa njohin gjithçka tjetër që u sjell të mira materiale. Duhet të pranohet se mundësia për t’i menaxhuar ata është më e vogël, për shkak të rrethanave politike të njohura edhe ndërkombëtarisht.

Risia e tanishme është se ka disa vite që institucionet e Kosovës po ballafaqohen me një ekstremizëm politik, por kësaj radhe të bëra nga një parti shqiptare, të cilët po njësoj si serbët, nuk e njohin shtetin, nuk i njohin vendimet e organeve të drejtësisë , nuk e njohin flamurin, nuk e respektojnë institucionin e Kuvendit etj etj., ndërsa njohin gjithçka tjetër që u sjell të mira materiale.

Nëse shteti po lejon që të shkelen vendimet nga një parti ekstremiste, atëherë ne po e lejojmë edhe një sistem që ata po na imponojnë, pra sistemin anarkik. Para se të behët vonë, shteti duhet të reagojë karshi këtyre problemeve, sepse do të krijohet një precedan, që secila parti kur të shkojë në opozitë të sillet njësoj karshi institucioneve, dhe kështu seriozisht kemi rrezikuar te ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Nëse ka gjyqtarë, prokurorë që e kanë mizën ndër kapuç dhe e kanë frikën nga linçimet dhe nga presioni publik që ua bënë Partia Vetëvendosje, atëherë është mirë me lëshu rrugë, sepse Kosova ka mjaftë njerëz që e duan Kosovën si shtet funksional, në të kundërtën po vazhdojmë të frikësohemi nga një sekt politik që seriozisht rrezikon të ardhmen e këtij vendi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!