Kurti: 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë së Thaçit e krimit të Mehës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Kurti: 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë së Thaçit e krimit të Mehës

19:23 | 21 Mars 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur para medieve në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti, tha se sot 80 deputetët iu bashkuan tradhtisë së Presidentit Thaçi e krimit të Murat Mehës.

“Sot 80 deputetë të Kuvendit iu bashkuan tradhtisë të Presidentit Thaçi, krimit të Murat Mehës, shkeljes së Kushtetutës dhe integriteti territorial dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit”, tha Kurti.

Kurti tha demarkacioni nuk është dashur të ratifikohet pa u korrigjuar.

“Ne jemi të bindur që njëherë është dashur të bëhet korrigjimi dhe pastaj ratifikimi. Jemi të bindur se njëherë është dashur të bëhet luftimi i krimit e pastaj demarkacioni me Malin e Zi”, tha ai.

Ai foli edhe për sharjen publike të kryetarit të Kuvendit Veseli ndaj deputetëve të VV-së që hedhnin gaz në Kuvend.

“Shumica e deputetëve të VV-së ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Është e qartë se kryetari Veseli shau publikisht dhe është e paskrupullt që të mos reagoj askush, çdo zyrtar i vendit dhe i huaj”, tha Kurti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!