Kurti e përkrahë idenë për nismën e rrëzimit të qeverisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Kurti e përkrahë idenë për nismën e rrëzimit të qeverisë

21:00 | 16 Prill 2018

Lideri i VV’së në një intervistë për T7 thotë se vendi ka devijuar falë qeverisë Haradinaj
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin 7 ku ka folur për Qeverinë Haradinaj dhe fundin e saj që Kurti nuk e sheh larg.

“Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri të rrëzohet’’, deklaroi ai.

Kurti, thotë se janë të gatshëm të mbështetin mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, porse fillimisht do ta harmonizojnë tekstin.

Për rrëzimin e Qeverisë aktuale tash e disa javë është duke bërë plan Lidhja Demokratike e Kosovës për çka ka kërkuar mbështetjen edhe të VV-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!