Kurz: Krahasimi që po i bëhet Kosovës me Katalonjën është i pavlerë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kurz: Krahasimi që po i bëhet Kosovës me Katalonjën është i pavlerë

08:23 | 13 Tetor 2017

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.

Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.

“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Katalonjë me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

Këtë deklaratë Kruz e ka thënë në një intervistë për median serbe “Tanjug”, gjatë një vizite që e pati në Serbi.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!