Kush e meriton votën tënde qytetare? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kush e meriton votën tënde qytetare?

Shkruar nga: Fadil Maloku

22:57 | 13 Tetor 2017
  1. Ai i cili, asnjëherë nuk do ia lë të drejtat e veta qytetare, rastësisë dhe varësisë nga ndikimet e inercionit të turmës;

 

  1. Ai i cili, në vazhdimësi, ngre kokën ndaj padrejtësive politike, ekonomike, kulturore, etj. që ndodhin në orbitën sociale të komunitetit dhe sferën e drejtave qytetare;

 

  1. Ai i cili, në fakt, “shkurorëzohet” vullnetarisht nga histeria e turmës (militante, klienteliste e klanore “demokratike”!) dhe fillon të “bashkëjeton” me vetminë e Vet kreative;

 

  1. Ai i cili shtegton gjatë, me besim, me bindje dhe me siguri të plotë, kah shtigjet e reja të pashkelura dhe të paeksploruara ndonjëherë dhe nga ndokush.
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!