Kush është kosovari qe e bëri tatu në trupin e tij fytyrën e Ramush Haradinajt? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kush është kosovari qe e bëri tatu në trupin e tij fytyrën e Ramush Haradinajt?

16:11 | 03 Janar 2019

Fytyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt është bërë tatuazh nga një kosovar.

Lavdim Çeli është kosovari i pari i cili ka bërë në dorën e tij tatuazh me fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj raporton Zeri. info.

Çeli për këtë tatuazh të tij ka marrë shumë komente nga njerëz nga e gjithë Kosova.

Në një postim në rrjetin social të tij, Çeli thotë se për këtë veprim të tij ai ka marrë shumë komente negative dhe pozitive. Mirëpo ai thotë se nuk pendohet për zgjedhjen e tij.

Më poshtë ju sjellim postimin e tij pa ndërhyrje:

“Kur e Pata Publiku për herë të paë këtë foto e video pata shumë lëvdata po edhe në të kundërtën shumë kritika bile bile do prej ma extremeve ku me shkruejshin që ki me i ra pishman që ki me e pre dorën që e ke ba tatto-n e tash shumë thjesht po ju kthena unë atyre a mos jeni ba pishman ju qa më keni shkru e po i preni gishtat e gjuhen e juaj.

I vetmi është ky njeri (Ramushi) që kurrë nuk e tradhtoj Kosovën dhe e mbrojti me gjak e djers 100% burrë Dukagjinas 100% Shqiptar 100% Taks për Shkini me ty deri ne vdekje Komandant”, thuhet në postimin e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!