Kush janë dy malazezët të ndaluar dje në Prishtinë? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Kush janë dy malazezët të ndaluar dje në Prishtinë?

09:41 | 19 Korrik 2018

Një aksion i Njësive Speciale të Policisë dje në lagjen Kalabria të Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar.

Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha për lajmi.net.

Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi shkruan Vijesti.me

Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.

Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi.

Kurse Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin, transmeton lajmi.net.

Një dëshmitar i gazetës malazeze Vijesti ka thënë se në banesën e të dyshuarve është gjetur armë dhe drogë.

“Gjatë arrestimit M.M ishte i arrestuar ndërsa u gjetën armë dhe drogë”, ka thënë një burim.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!