Kush po e këshillon Balen të largohet nga Real Madridi?

12:38 | 22 Shkurt 2019

Gareth Bale duket se nuk do të jetë edhe për kohë pjesë e Realit.

Ish sulmuesi i Manchester United dhe Tottenham Hotspur, Dimitar Berbatov, ka këshilluar Gareth Bale që të largohet nga Real Madrid.

Dimitar Berbatov është personaliteti i fundit i sportit që ka komentuar situatën e Gareth Bale te Real Madrid.

Berbatov ka këshilluar uellsianin që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pasi aty nuk është i dëshiruar.

“Nëse ata nuk të duan, ajo çfarë duhet të bëni është që të largoheni”, ka deklaruar ish reprezentuesi i Bullgarisë.

“Bale fajësohet për gjitha të këqijat që ndodhin në Real Madrid”.

Komento: