Kuvendi i Kosovës ka 66 deputetë pasiv – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kuvendi i Kosovës ka 66 deputetë pasiv

08:25 | 14 Korrik 2018

Gjashtëdhjetëgjashtë deputetë të legjislaturës aktuale vlerësohet se janë pasiv në ushtrimin e funksionit të tyre, të cilët asnjëherë deri më sot nuk kanë shtruar pyetje parlamentare. Ka shumë të tillë që nuk po marrin pjesë as në punimet e Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 66 ligjvënës, për gati një vit asnjëherë nuk i kanë shtruar pyetje parlamentare kabinetit qeveritar. Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” monitoruesit e punës së Kuvendit, duke shtuar se është një numër shumë i madh i deputetëve që nuk po marrin pjesë as në punimet e institucionit ku janë zgjedhur me votat e qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj po përballet me mungesë të kuorumit, në votimet e projektligjeve në rend të ditës, ndonëse në listat e pjesëmarrjes në seancë figuron emri i deputetëve, por që këta të fundit largohen nga salla pa përfunduar seanca.

Kjo papërgjegjësi e këtyre politikanëve ndodh derisa të njëjtit marrin paga mujore prej rreth 2000 euro, para këto që nuk i marrin as për një vit pensionistët kosovarë.

Më së shumti mungesa në seanca, siç i kanë thënë “Zërit”, ka deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, i pasuar nga Gani Dreshaj i AAK-së, Teuta Rugova e LDK-së, si dhe Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili të PSD-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!