Kuvendi spektator, presidenti po e bënë ligjin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Kuvendi spektator, presidenti po e bënë ligjin

22:09 | 10 Gusht 2018

Njohësi i rrethanave politike në vend, Albert Krasniqi nga KDI, ka vlerësuar se në Kosovë po ndodh e kundërta e asaj që është e përcaktuar me kushtetutë sa u përket ndarjes së kompetencave.

Sipas Krasniqit, edhe pse Presidenti ka vetëm kompetenca ceremoniale, dhe jo ekzekutive, ai në fakt është duke e bërë ligjin.

“Kosova, për nga forma e qeverisjes, konsiderohet të jetë republikë parlamentare. Kushtetuta ka përcaktuar për Presidentin kompetenca ceremoniale dhe jo ekzekutive. Çfarë po ndodh në praktikë është pikërisht e kundërta. Kuvendi spektator. Presidenti po e bënë ligjin”, ka shkruar Krasniqi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!