Kuvendi voton PRO ndyshimit të emrit të Maqedonisë, vjen reagimi i kryeministri grek Cipras – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Kuvendi voton PRO ndyshimit të emrit të Maqedonisë, vjen reagimi i kryeministri grek Cipras

08:36 | 20 Tetor 2018

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, mbrëmë me shumicë votash kanë ndyshuar emrin këtij shtetit. Nga tani Maqedonia do të quhet Maqedonia veriore.

Pas këtij votimi ka reaguar kryeministri grek Aleksis Cipras.

Ai e ka uruar kryeministrin Zaev për hapjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese ku parashihet zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë mes Greqisë dhe Maqedonisë./alsat/

“Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sontme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për qytetarët tanë”- ka shkruar Cipras në Twitter.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!