Ky do të jetë iPad më i lirë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky do të jetë iPad më i lirë

14:46 | 06 Dhjetor 2017

Burime të afërta me Apple pohojnë se kompania vitin e ardhshëm planifikon të prezantojë iPadin e ri me ekran 9,7 inç, i cili do të shitet me çmim prej 259 dollarësh.

Në Apple besojnë se ulja e çmimit mund të jetë e mjaftueshme për tërheqjen e blerësve të ri.

Pajisja e re pritet të prezantohet në çerekun e parë të vitit 2018.

Ende nuk dihet nëse Apple do të sjellë ndryshime në harduer ose dizajn të iPadit të ri.

Prodhimi do t’i besohet prodhuesit tajvanez Compal Electronics, e cila në mesin e klientëve ka edhe Acer, Lenovo, Dell, Toshiba dhe Hewlett-Packard.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!