Ky do të jetë kryetari i Kllokotit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky do të jetë kryetari i Kllokotit

14:01 | 14 Dhjetor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit.

Tashmë është e qartë se kush do të jetë kryetar i kësaj komune të vogël, transmeton Indeksonline.

Me vetëm 10 vota më shumë se kundërshtari i tij, Bozhidar Dejanoviq nga iniciativa qytetare Klokot – Vrbovac do të jetë kryetari i komunës së Kllokotit. Rezultati përfundimtar i kësaj komune është certifikuar në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dejanoviq, sipas rezultateve nga KQZ-ja, ka marrë 1 042 vota (50.24%), pra dhjetë vota më shumë se Strahinja Spasiq nga Lista Serbe, i cili ka marrë 1 032 vota (49.76%).

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!