Ky është afati deri kur duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për zhvendosje banorët e Hadës e Shipitullës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky është afati deri kur duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për zhvendosje banorët e Hadës e Shipitullës

16:54 | 05 Dhjetor 2017

Përmes një kumtese për medie, Korporata Energjetike e Kosovës, përsëri ju bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore e të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vone se deri me 15 dhjetor 2017.

Në kumtesë KEK-u fton banorët të mos bien pre e dezinformatave që, sipas kumtesës, për qëllim të vetëm kanë zvarritjen e procedurave të zhvendosjes, përfitimet eventuale personale, dhe hutimin e palëve të afektuar në procedurën e zhvendosjes.

Kumtesa ndër të tjera thekson se palujtshmëritë janë regjistruar dhe vlerësuar së paku tre herë nga ana e vlerësuesve të licencuar dhe certifikuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe se vlerësimi është bërë në pajtim të plotë me Kornizën e Politikave të Zhvendosjes, vendimin e qeverisë së Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura mes banoreve dhe Qeverise së vendit, te mbikëqyrura nga kompania e licencuar dhe specializuar ndërkombëtare RePlan..

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!