Ky është kryetari më romantik i Kosovës, ja si e surprizoi gruan e tij për Shën Valentin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky është kryetari më romantik i Kosovës, ja si e surprizoi gruan e tij për Shën Valentin

19:51 | 14 Shkurt 2018

Kreu i komunës së Suharekës ka shfaqur anen e tij romantike.

Bali Muharremaj mund të jetë tejet i angazhuar si i pari i komunës së Suharekës, por ai asnjëherë nuk lë anash familjen e tij.

Me rastin e ditës së dashuruarve, ai ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar bashkëshorten e tij, shkruan Indeksonline. “Dashnia nuk matet me kohë e as me moshë. Ajo rritet kur i jep rëndësi çdo ditë…”, ka shkruar Muharremaj përbri fotografisë.

Nga ana e tij, Muharremaj dukshëm vërehet se është i dashuruar kokë e këmbë në gruan e tij, derisa e vështron me gjithë sytë e tij. Si çift duken për bukuri, dhe shumë kush mund edhe t’i ketë zili!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Adelina Ismaili