Ky është rasti i parë nga rriqrat në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ky është rasti i parë nga rriqrat në Kosovë

09:54 | 17 Maj 2018

Në Klinikën Infektive në QKUK është paraqitur rasti i parë i prekur nga rriqrat për këtë vit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Shneta, drejtori i klinikës Dr. Hamdi Ramadani. Ai ka bërë të ditur se pas analizave të kryera në Institutin e Shëndetit Publik, rasti ka rezultuar pozitiv.

Po rasti i parë tashmë është vërtetuar si pozitiv nga Instituti. Pacienti është nga ana e Gjilanit dhe ka mohuar se është prekur nga rriqrat, por analizat kanë treguar të kundërtën. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka bërë të ditur poashtu se edhe një rast tjetër është i dyshimtë për të cilin janë në pritje të rezultateve për ta konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!