Ky është shekull shqiptarie! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Ky është shekull shqiptarie!

Shkruar nga: Fadil Maloku

20:05 | 31 Dhjetor 2017

1. Në trojet shqiptare, askush nuk gëzon më shumë admirim e respekt social, se sa i burgosuri i ndërgjegjes! Shkakun, mendoj se duhet kërkuar midis tjerash, edhe atje diku në thellësitē e prirjes sonë për t’u përshtatur me “natyrën e kalorësve hegjemon”!

2. Këta “kalorës hegjemon”, në agjendat dhe misionet e tyre përherë kishin jo vetëm “oferta” joshëse” e flirtime okulte, por, edhe skema e plane morbide për të na mbajtur peng nëpër errësirat e “burgjeve” historike…

3. Tani ka ardhur koha, që të bëhemi zotshtëpije në trojet tona. Ky shekull nuk na mjafton më, vetëm sa për ta mbijetuar substancën tonë identitare, por, edhe për ta mirëmbajtur atë. Natyrisht, duke punuar për Shqipërinë Etnike.

Dashtë Zoti, e ashtu u bëftë!
Gezuar, miq!
31.12.2017

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!