Ky është shqiptari që fitoi mandatin e tretë të deputetit në Suedi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Ky është shqiptari që fitoi mandatin e tretë të deputetit në Suedi

16:44 | 16 Shtator 2018

Adnan Dibrani ka fituar mandatin e tretë si deputet në Parlamentin e Suedisë.

Ai është shprehur se ndjehet mirë për këtë sukses. Duke qenë shqiptari i vetëm që ka fituar ulëse në kuvendin suedez, ai ka theksuar se meritor për këtë janë bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Suedi, e të cilët i kanë dhënë përkrahje në garën elektorale.

“Partinë dhe shqiptarët i kam pas krah, prandaj ka ardhur suksesi”, ka thënë Dibrani për Klan Kosova.

“Është shumë ndjenjë e mirë, veçanërisht pasi kjo është hera e tretë që zgjidhem si deputet. Ka pasë edhe shqiptarë të tjerë në garën zgjedhore, por që tash pas zyrtarizimit të rezultateve kanë mbetë nëpër nivele të tjera, nëpër komuna”.
“Kam pasë partinë mbrapa, në fushatë kam hyrë me përkrahjen e partisë dhe normal kur e ke partinë e fortë vjen suksesi”.

Dibrani ka thënë se ka pasë rreth 6% të votave të partisë, kurse ka përmendur se të gjithë ata që kanë vota mbi 5% nga totali sa ka partia, e kanë të sigurt ulësen në parlament.

Është Partia Socialdemokrate së cilës i përket ai, që ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 28%, duke lënë pas bllokun e djathtë – e që tash ka mbetur që ta formojë qeverinë. Sipas Dibranit, të hënën ose të martën do të konstituohet kuvendi ku dhe do të zgjedhet kryetari i ri.

Dibrani ka thënë se edhe në mandatin e tretë si deputet do t’i vë në spikamë interesant e shqiptarëve që jetojnë atje.

“Tërë kohën i ngre problemet me të cilat përballen shqiptarët, por edhe të tjerët. Unë vazhdimisht jam në kontakt si me Ambasadën e Shqipërisë, ashtu edhe me të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Tash sapo ka marrë mandatin e tretë, por megjithëkëtë ka shtuar se pasë katër vjetësh nëse shkon puna për së mbari do të garojë edhe për mandatin e katërt.

Dibrani ka treguar se si shtatë vjeçar bashkë me familjen në vitin 1992 kishin migruar për në Suedi nga qyteti i Mitrovicës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!