Ky është telefoni i parë i ‘mençur’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky është telefoni i parë i ‘mençur’

09:33 | 18 Prill 2018

Para ekzistimit të Iphone, Samsung dhe kompanive të tjera të mëdha me telefonë të mençur, një tjetër kompani kishte provuar të fuste këtë teknologji në jetën e njerëzve.

Modeli i parë i telefonit të mençur quhej Simon dhe kishte dalë në shitje më 1992.

Ai kishte shërbime të integruara si ekran me prekje, shërbim për e-maile dhe disa aplikacione bazike.

Por, Simoni kishte edhe probleme të tjera siç ishte bateria që zgjaste vetëm një orë dhe raportet e ndryshme thonë që ai ishte dështim pasi u shit në vetëm 50 mijë copë dhe qëndroi në shitje për vetëm gjashtë muaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!