Ky është vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e PDK-së për Prizren dhe Klinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky është vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e PDK-së për Prizren dhe Klinë

15:31 | 07 Dhjetor 2017

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në vendim

“Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë”, thuhet më tej aty.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!