Ky Kuvend “adoleshent”, duhet të pensionohet sa më parë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky Kuvend “adoleshent”, duhet të pensionohet sa më parë

Shkruar nga: Fadil Maloku

18:53 | 07 Dhjetor 2017

Nga i gjithë debati i sotëm parlamentar, ndër shenjat më  dëshpëruese dhe më shqetësuese do shtonim:                                                                                                                                                      

Papjekurinë totale partiake, për peshën e temave të karakterit kombëtar;

injorancën dinake, për t’i quar përpara interesat shtetërore të vendit;

inatet, e manifestuara me gjuhën primitive dhe të pamatur personale, midis deputetëve të Kuvendit;

hipokrizinë, tashmë edhe të demaskuar publike politike, të secilit subjekt politik, pa asnjë dallim;

papërgjegjësinë, për të diskutuar me forcë e argumentit, e jo atë të argumentit të forcës, në aulën parlamentare;

mosguximin qytetar, për të dalë nga “lëvozhga” dhe orbita e ngushtë partiake, për të marr vendime kruciale për shtetin

konfuzionin, me qëllime meskine për ta “ gjuajtur gurin, duke fshehur dorën”’

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!