Ky lojtar u kërkon falje tifozëve pas eliminimit të Milanit nga Evropa Ligë

12:05 | 14 Dhjetor 2018

Milan humbi dje kundër Olympiakos me rezultat 1-3 dhe u eliminua nga Europa League tashmë në fazën e grupit.

Ishte një humbje zhgënjyese për të gjithë tifozët e Rossonerëve dhe Tiemoue Bakayoko është shumë i vetëdijshëm për këtë dhe menjëherë pas përplasjes, ai ka postuar një mesazh duke kërkuar falje për humbjen.

“Na vjen keq për tifozët … Shumë të zhgënjyer për sonte, jo justifikime, të përqëndrohemi kundër Bolongnas të martën”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

Ndryshe, Milan mbrëmë u mposht në Athinë nga Olupmiacos me rezultat 3:1, humbje kjo që i kushtoi me eliminim. /ORAinfo/

Komento: