Ky muaj ishte fatal për kritpovalutat, Bitcoin ka “humbur” 44 miliardë dollarë… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Ky muaj ishte fatal për kritpovalutat, Bitcoin ka “humbur” 44 miliardë dollarë…

15:47 | 01 Shkurt 2018

Bitcoin po vërteton se kriptovalutat mund ta fshijnë vlerën e tyre me të njëjtin ritëm që e krijojnë. Rënia fatale e muajit janar, fshiu 44.2 miliardë dollarë nga 200 miliardë në vlerë tregu të gjeneruar gjatë vitit të kaluar, që është humbja më e madhe mujore e matur në dollarë, në historikun e shkurtër të aktiveve digjitale.

Analistët thonë se kur bëhet fjala për aktive të rrezikshme dhe që kanë humbur më shumë se 50% të vlerës, rënia do të vazhdojë. Kjo mund të vendosë nën rrezik investitorët që joshen nga rënia dhe blejnë përsëri. Që kur arriti majën në 20 mijë dollarë herët gjatë dhjetorit, kur u prezantuan dhe kontratat për në bursa të rregulluara në Shtetet e Bashkuara, një serë lajmesh negative kanë goditur Bitcoin dhe kritpovalutat e tjera, duke sjellë humbje të mëdha që prej fillimit të 2018-ës.

Një vjedhje prej 500 milionë dollarë të monedhave alternative, në bursën në Tokjo, Coincheck, më 26 janar, shtoi presionet te rregullatorët për të hetuar praktikat e bizneseve brenda kësaj industrie të parregulluar.
Sipas analistëve, Bitcoin pritet të bjerë më tej në 5000 – 6000 dollarë, përpara se të nisë rimëkëmbja në rreth 10 mijë e 15 mijë dollarë. Rrugëtimi do të jetë i vështirë, ndërkohë që autoritetet globale po rrisin mbikëqyrjen e industrisë së kriptovalutave.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!