Ky njeri sot do të ishte milioner me Bitcoin, nëse nuk do ta bënte këtë gabim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky njeri sot do të ishte milioner me Bitcoin, nëse nuk do ta bënte këtë gabim

21:59 | 05 Dhjetor 2017

Në kohën kur monedhat virtuale kanë pushtuar botën dhe kur Bitcoin ka arritur në vlerë marramendëse prej 11,900 dollarësh, një njeri bëri gabimin i cili sot do ta bënte atë milioner.

Greg Schoen, një përdorues i Twitter, pati shkruar në llogarinë e tij më 2011 se i kishte rënë pishman që i kishte shitur 1,700 monedhat e tij Bitcoin, kur vlera e tyre ishte $0.30.

Në kohën kur ai i shiti monedhat e tij virtuale, Bitcoin pati arritur vlerën e 8 dollarë për copë, shkruan Gazeta Express.

“Sikur t’i kisha mbajtur 1,700 BTC në $0.06, në vend se t’i shisja ata për $0.30, tani ata janë $8.00! #bitcoin”, kishte shkruar ai në Twitter.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!