Ky person pi 300 gota çaji në ditë! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ky person pi 300 gota çaji në ditë!

14:14 | 27 Tetor 2018

Çaj i zi vazhdon të konsumohet me të madhe në shumë vende të botës.

Të gjithë jeni në dijeni për efektin qetësues që japin çajrat në momente kur gjendeni në stres.

Ato përveç që rregullojnë gjumin, ndihmojnë të luftoni dhe urinë nervore.

Por në Mbretërinë e Bashkuar, gjendet një njeri i cili ka pasion çajrat dhe po ashtu ka profesion t’i pijë ato çdo ditë.

Është Patrick Geldard – Williams, ai i cili ka pranuar se shijon për një ditë të paktën 300 lloje çajrash.

Megjithatë kjo nuk përfundon me kaq, pasi në kompaninë ku ai punon në testimin e çajrave ai thotë se ka arritur të thyej rekordin pasi në një nga ditët kishte shijuar deri në një mijë çajra në ditë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!