Ky SMS ia shkatërroi karrierën ish-sulmuesit të Juventusit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ky SMS ia shkatërroi karrierën ish-sulmuesit të Juventusit

16:45 | 08 Nëntor 2018

Ish sulmues i Juventusit, Vincent Pericard, cilësohej si një ndër lojtarët më të talentuar në vitet 2000.

I transferuar te Juventus nga skuadra e Saint-Etienne në atë kohë, Pericard cilësohej si një talent i ri, por që nuk i zgjati shumë. Kjo për shkak të një SMS të dërguar tek gruaja e zv. Presidentit të Juventus.

Ish-sulmuesi Vicent Pericard ka vendosur të tregoj arsyen e largimit nga Biankonerët duke thëne se s gjithë jeta e tij përveç kohës sa ishte në Juventus ka qenë skandaloze, përcjell ORAinfo.

Tutje sulmuesi shoti se ai me dy bashkë lojtarë të klubit po merrnin leksione nga gjuha Italiane ku dhe kishin një mësuese të bukur.

Ai në një mbrëmje kishte vendosur që t’i shkruante një mesazh ku e kishte ftuar për pije mësuesen e tij.

Dhe ende pa kaluar një orë sulmuesi kishte marrë një telefonat nga Zv. Presidenti i Juventusit Roberto Bettega, i cili i kishte pyetur se kush i kishte dërguar mesazh gruas së tij.

Sulmuesi shtoi se ai nuk e kishte ditur se mësuesja ishte gruaja e Zv. Presidentit.

Pas kësaj ngjarje atë e kishin larguar nga Juventusit, duke e huazuar fillimisht tek Portsmouth. Pas kësaj ngjarje, jeta e Vincent Pericard kishte qenë jo e mirë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!