Ky vend me numër rekord veturash – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky vend me numër rekord veturash

13:01 | 18 Nëntor 2017

Mesatarja e 28 shteteve anëtare të BE-së është 573 makina për 1,000 banorë, rekord absolut mban Malta me 775 makina për 1,000 banorë.

Ajo pasohet nga Luksemburgu me 745 për 1,000 banorë. Italia është e treta me 706 vetura për 1,000 banorë. Në fund janë Letonia me 391, Hungaria me 377 dhe Rumania me 308 vetura për 1,000 banorë.

Fqinjët Greqia dhe Bullgaria, të cilët janë pjesë e Bashkimit Evropian, janë afër mesatares evropiane. Duke folur në mënyrë figurative, çdo bullgar i dytë ka një veturë. Në veçanti, norma e motorizimit në Bullgari është 503 makina për 1,000 banorë, dhe në Greqi 566 makina, transmeton albinfo.ch.

Nga shtatë vendet që po presin hyrjen në BE, Mali i Zi ka normën më të lartë të motorizimit me 283 automjete për 1,000 banorë, pasuar nga Serbia me 258 automjete. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ekzistojnë 217 automjete në 1000 banorë ndërsa në Kosovë 193 automjete në 1,000 në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!