Ky veprim i ish-presidentit amerikan ka bërë bujë në Amerikë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Ky veprim i ish-presidentit amerikan ka bërë bujë në Amerikë

20:35 | 02 Shtator 2018

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, është kapur nga mediat duke ndarë karamele me ish-zonjën e parë amerikane, Michelle Obama.

Kjo ndodhi madje gjatë funeralit të Senatorit John McCain.

Momenti u kap kur Joe Lieberman po mbante fjalim përkujtimor për McCain në Katedralen Kombëtare të Washingtonit të shtunën që e lamë pas.

Ndërsa ulur në pjesën e përparme, Bush u pa duke marrë copëza karamelesh nga gruaja e tij, ish-zonja e parë Laura Bush.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!