Lajm fantastik nga Apple, iPhone X me çmime të lira – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lajm fantastik nga Apple, iPhone X me çmime të lira

08:43 | 25 Tetor 2017

Me një çmim fillestar prej 999 dollarësh, iPhone X është pa dyshim një pajisje shumë e shtrenjtë.

Megjithatë, siç rezulton, Apple është e vetëdijshme se çmimi mund të jetë pengesë për një numër të madh të blerësve dhe tashmë është duke punuar në modelet më të lira për gjeneratën e ardhshme.

Raportet nga Kina sugjerojnë se kompania nga Coupertino e ka filluar tashmë punën në dy modele të reja, me emrin e koduar “Lisbon” dhe “Hangzhou”, të cilët do të jenë pasardhës të modelit iPhone X, por do të ofrohen me një çmim më të ulët vitin e ardhshëm.

Qëllimi i këtyre pajisjeve është ta implementojnë pjesën më të madhe të funksioneve dhe teknologjive të iPhone X. Burimet kineze sugjerojnë se telefonat e tillë do të mundë të jenë idealë për tregun e Kinës, por edhe se ka gjasa të mira që Apple t’i sjellë edhe në tregjet e tjera.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!