Lajm fantastik për kategoritë e dala nga lufta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Lajm fantastik për kategoritë e dala nga lufta

22:15 | 16 Prill 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot kontratat për 50 banesa që do u jepen kategorive të dala nga lufta.

Në to do të përfshihen familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.Ahmeti ka thënë se procesi ka zgjatur disa muaj dhe se tashmë banesat janë gati.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetiti

50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së do të përfitojnë banesa nga kjo kontratë e nënshkruar nga i pari i kryeqytetit.
“Sot, nënshkrova kontratat për 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta. Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!