Lajm fantastik për shoferët që nuk bëjnë aksidente – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Lajm fantastik për shoferët që nuk bëjnë aksidente

09:07 | 14 Maj 2018

Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit.

Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve i ka dorëzuar qeverisë projektligjin e ri, i cili duhet të miratohet prej saj dhe prej Parlamentit. Në qendër të ndryshimeve është pikërisht ai që quhet sistem “bonus-malus”.

“Për çdo qytetar do të paguhet prim sigurimi në bazë të historikut të vet si drejtues mjeti. Pra, kush ka bërë më shumë aksidente do të paguajë më shumë dhe kush ka bërë më pak aksidente do të paguajë me pak vlerën e policës së sigurimit”, thotë kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Ligji ri rrit vlerat që mund të përfitojnë të dëmtuarit, ndërkohë që kompanitë do të jenë të kufizuara në shpenzimet që do të bëjnë jashtë zërit të dëmshpërblimeve.

“Kemi rritur limitin e përgjegjësisë për një ngjarje sigurimi me rreth 1.7 herë dhe ndërsa për një qytetar, që mund të dëmtohet nga një ngjarje aksidenti është rritur me 2.5 herë që mund të përfitojë më shumë qytetari dhe kjo do të shoqërohet me ndryshime rregulloresh”, shton Koçi.

AMF ka një strategji 5-vjeçare për të gjithë tregun e sigurimeve. Aktualisht Shqipëria zë vendin e fundit në rajon përsa i përket këtij sektori dhe peshën kryesore e mban sigurimi i detyrueshëm duke zënë 92 për qind të tregut, kurse sigurimi vullnetar vetëm 8 për qind.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!