Lajm i keq për duhanpirësit, ja sa do të jetë çmimi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lajm i keq për duhanpirësit, ja sa do të jetë çmimi

11:39 | 24 Nëntor 2017

Çmimet e cigareve u rriten masivisht këtë javë me rreth 15 për qind për paketë.

Të gjitha pikat e shitjes me pakicë po i shesin paketat me 300-400 lekë më shtrenjtë duke lajmëruar se një valë e re rritje do të vijojë edhe pas vitit të ri.

Distributorët e mëdhenj kanë argumentuar për tregtarët si arsye kryesore të rritjes së çmimeve procesin e formalizmit.

Brenda kësaj rritje po spekulohet me ndryshimin e akcizës, e pasi rritja e pritshme për vitin 2018 përfshin vetëm cigaret e luksit purot dhe cigarillot.

Sipas shpjegimeve që japin tregtarët e pakicës formalizimi duket se është shkaku kryesor. Qeveria shqiptare tre muajt e fundit ka ndërmarre fazën e dytë të aksionit antiinformalitet.

Aksioni është përqendruar në subjektet e tregtisë me shumicë dhe pakicë pasi sipas analizës së riskut këto janë sektorët me evazorë në vend.

Tregtaret pohojnë se kostot e formalizimit po reflektohen në çmime, pasi përveç cigareve çmimet po rriten edhe për disa artikujt ushqimore industriale.

Këtë javë një paketë Marlboro u shit me 330 lekë nga 320 që ishte javën e kaluar. Gjithashtu një paketë Camel kushtoi 40 lekë më shtrenjtë.

Gjithashtu çmimet e paketave Eva dhe Merita janë rritur përkatësisht me 20 dhe 40 lekë. Paketat Philip Morris kushtuan 70 lekë më shtrenjtë dhe LM 30 lekë më shumë.

Edhe pse qeveria nuk e ka ndryshuar akcizën për cigaret e zakonshme, shihet se tregu nuk po i shmanget spekulimit. Është bëre traditë tashmë që në çdo fund të viti, çmimet e cigareve të rriten edhe pse niveli i taksimit nuk ndryshon. Tregtia e duhanit vijon të karakterizohet nga një informalitet i lartë që nga kontrabanda në dogana dhe me tej në tregtinë e brendshme. /monitor/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!