Lajm i keq për euron, lexoni çka po ndodh me lekun – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Lajm i keq për euron, lexoni çka po ndodh me lekun

11:26 | 16 Korrik 2018

Pas thuajse dy javësh me një dinamikë të kufizuar, leku është rikthyer në rritje në tregun vendas të këmbimit valutor.

Teksa ka hyrë pesëmbëdhjetëditëshi i dytë i Korrikut, kur fluksi i turistëve rritet ndjeshëm, euro është zhvlerësuar me 0.2 lekë për njësi krahasuar me nivelin e javës së kaluar. Një euro këmbehet sot për 125.6 lekë në blerje dhe 126.4 lekë në shitje. Megjithatë nuk shmanget mundësia e rikthimit në vlerat e javës së kaluar gjatë ditëve në vijim.

Luhatjet kanë qenë më të limituara për dollarin amerikan dhe paundin britanik, të cilat qëndrojnë në vend sa i përket vlerave në kursin e blerjes. Por në shitje, dollari është zhvlerësuar me 0.4 lekë për njësi, ndërsa paundi britanik ka rënë me 0.3 lekë për njësi. Kjo lëvizje tregon se në vijim mund të presim një forcim më të ndjeshëm të lekut në raport me këto valuta.

Në rënie u regjistruar sot edhe franga zvicerane, e cila ka humbur 0.2 lekë për njësi ndaj monedhës vendase dhe gjendet në kuotën e 107.3 lekëve në blerje dhe 108 lekëve në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian u rrit në blerje me 0.3 lekë për njësi, ndërsa dollari kanadez ka fituar 0.2 lekë për njësi në çmimin e shitjes. /Scan

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!