Lajm i keq për kosovarët që marrin pension në Zvicërr – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Lajm i keq për kosovarët që marrin pension në Zvicërr

14:04 | 14 Dhjetor 2017

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur që në të ardhmen personat e dyshuar se marrin pa të drejtë pensionin e invaliditetit, të vëzhgohen edhe me pajisjet elektronike GPS.

Me fjalë tjera, sipas deputetëve të kësaj dhome, të dyshuarit për abuzim me pensione dhe ndihma tjera sociale, në të ardhmen duhet jo vetëm të observohen por edhe të ndiqen gjegjësisht të monitorohen me pajisjet në fjalë, shkruan 20minuten.ch.

Kështu, Dhoma e Kantoneve i shpall të lejuara për t`u përdorur si dëshmi jo vetëm incizimet e zërit dhe filmimet por edhe instrumentet që bëjnë përcaktimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, transmeton albinfo.ch. 19 deputetë kanë votuar pro dhe 13 kundër që të lejohen edhe “ndjekësit” GPS. Mirëpo, vendimi për përdorimin e instrumenteve përkatëse teknike duhet të lejohet nga gjyqtari.

Po ashtu një miratim nga gjyqtari duhet ta kenë edhe autoritetet e ndjekjes dhe Shërbimi Inteligjent, në rastet kur duan t`i fusin në përdorim instrumentet teknike për përgjim.

Nga ana tjetër, Këshilli Federal, (qeveria) më parë kishte hedhur poshtë përdorimin e mjeteve teknike për këtë qëllim. Ai e kishte argumentuar këtë me nevojën për mbrojtje të personalitetit dhe me parimin e proporcionalitetit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu me rastin e prezantimit të qëndrimit të tij për projektligjin e propozuar nga komisioni përkatës, Këshilli Federal kishte shprehur dyshimin nëse me GPS mund të sigurohen njohuritë me rëndësi vendimtare për rastet e caktuara.

Para konsultimeve në Dhomën e Kantoneve, fjalën e kanë marrë edhe profesorët e drejtësisë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi bazën e dyshimtë kushtetuese të një hapi të tillë.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!